Pasi nuk respektoi masat, rahoveciani sulmoi policinë derisa u arrestua në ditën e Bajramit

Në ditën kur besimtarët myslimanë festuan ditën Fitër Bajramit, Policia e Kosovës ka hasur në parregullsi të shumta lidhur me respektimin e masave të vendosura.

Madje, një person i cili kishte vendosur të mos respektojë këto masa, kishte sulmuar policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, pas orës 23:00, ku raportohet se një person është arrestuar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, ka bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej.

Me këtë rast, i dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv.

Siç raporton policia, lëndime kanë pësuar dy policë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rahovec 24.05.2020 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën  kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe  nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej. I dyshuari  kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime  kishte pësuar edhe një polic tjetër  të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.