Serbia deri më tash i ka “dhuruar” Kosovës shumë mjekë, të cilët kanë hyrë në Kosovë me preteksin se do t’i ndihmojnë vendit në luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Hyrja e tyre, që Qeveria Kurti thotë se është bërë me lejen e tyre, ka ngjallur shumë reagime të qytetarëve të Kosovës, duke e kritikuar ashpër Kurtin dhe Qeverinë e tij për këto lëshime.
Përveç kësaj Kurti dhe Qeveria e tij pranuan 1000 teste nga Serbia për koronavirusin. Reagimet për këtë gjest vullnet-mirë, siç e quajti Kurti, ishin edhe më të ashpra, pasi që Serbia këtë e përdori për të bërë marketing në të gjitha mediat botërore, shkruan Ballkani.info.
Ky fakt u përmend edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ishte Ivica Daçiq që e përmendin “vullnetin e mirë” të Serbisë.
Mirëpo, duket që Serbia s’do të ndalet me kaq.
E ashtuquajtura zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka shpallur konkurs për personat që dëshirojnë të punojnë në shërbimet Shëndetësore në Kosovë, e që kjo zyre i referohet si “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”. /Ballkani.info/








