Pasi kreu me sukses sulmin ndaj ministrit, lajmërohet Zgjim Hyseni: Lufta kundër sindikatave është për kontroll e disiplinë

Anëtaret e Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit Murati, duke e gjuajtur me miell.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka reaguar mbi rastin përmes një postimi në Facebook.

Ai përmes këtij postimi thotë se Lufta kundër ndaj sindikatave ka vetëm një qëllim: kontroll dhe disiplinë

Postimi i plotë

Cilesia ne arsim nuk mundet me qene as propagande me Arberie Nagavcin ministre. Kur jemi te cilesia – degjojeni pak te foluren e ministres Nagavci, edhe krahasojeni pastaj me kryetarin e SBASHK- ut. Aty e shihni sa i behet vone per cilesine ne arsim qeverise aktuale.

Ka qene nje reforme serioze deri ne gatishmeri per sakrifice ne Kamenice nga ana e Qendron Kastratit. Qysh jane sille keta? Nuk kana lane gure as dru pa levize per me e ndalu reformen. Ministrja Nagavci e ka shkele kushtetuten me vetedije tu e luftu Qendronin. A ju kujtohet Glauk Konjufca ne fushate? Ky eshte nje kob, po mbyllet shkolla shqipe, thoshte. I kane humbe krejt betejat ligjore, por nuk kane dite te ndalun tu i instrumentalizu njerezit. Kaq eshte puna e tyne me cilesine.

Lufta ndaj sindikatave ka vetem nje qellim: kontroll dhe disipline. Shiheni pak Sindikaten e Shendetesise, te ndryshuar pas 17 shkurtit. Asnje fjale. Iu kish dale pune me i sulmu sindikatat ne greve madje.