“Ne kemi 186 milionë euro në llogarinë tonë dhe menjëherë do t’i shpenzojmë për blerjen e tetë automjeteve “Nora” dhe do t’i blejmë menjëherë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur faktit se Kosova do ta blejë raketahedhësit më të fuqishëm në botë – Javelin.
“Të gjithë e kuptojnë pse sot duhet të kemi një ushtri të fortë, sepse pa të nuk do të mund të ekzistonim si shtet, por vetëm si një territor imagjinar”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar shumë investime të mëdha në ushtri dhe në pajisje në mënyrë që “të mund të frenojmë çdo agresor”, transmeton Ballkani.info.
Këtë e tha Vuçiq gjatë një vizite në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake VBA në Beograd, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i SNS-së Millosh Vuçeviq.
Kosova pritet t’i blejë nga SHBA 246 raketahedhës Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh. Kjo është blerja më e madhe e armatimit deri më tash nga FSK-ja. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, këto nuk do të jenë armët e vetme që Kosova sivjet do t’i ketë në arsenalin e saj ushtarak.
Çka janë automjetet e rënda ushtarake “Nora”?
Nora B-52 është një obus vetëlëvizës 155 mm i zhvilluar nga Instituti Teknik Ushtarak dhe i prodhuar nga Yugoimport SDPR në Velika Plana, Serbi.

Nora B (i zhvilluar në bazë të Nora C) u projektua nga Instituti Teknik Ushtarak në 1984 me një obus të modifikuar 152 mm të montuar në një shtrat kamioni FAP 8×8 dhe ishte një gjeneratë e tretë e sistemeve të artilerisë.

Më vonë, në vitet 2000, Instituti Teknik Ushtarak zhvilloi versione të reja të sistemeve artilerie të gjeneratës së 4-të me armë të kalibrit 52 155 mm për montimin e një sistemi të ri të familjes Nora me emërtim B-52.
LEXONI EDHE:
BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë







