Pasi i tha policit ‘Me ta lidhë një shuplakë e sheh kush jam unë’, Prokuroria i ngriti aktakuzë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për pengim të një zyrtari policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

Prokuroria ka njoftuar se i gjithë rasti kishte filluar kur zyrtari policor kishte shkuar në vendin e ngjarjes për një rast të dëmtimit të pronës.

Sipas njoftimit i pandehuri H. P., me 9 gusht të vitit të kaluar, në fshatin Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare, i pandehuri H. P., i ishte drejtuar me falët “largohuni prej ktuhi se me bo me ta lidhë ni shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e din me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”.

Pas këtyre fjalësve, i pandehuri është shoqëruar në stacionin Policor.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, njofton prokuroria.