Kosova U19

Pasi e mposhtën Austrinë, Spanja kundërshtari i radhës i Kosovës, kjo është koha kur luhet ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Adem Maliqi.

Pasi arritën të kualifikohet në Elite raund”, dje dardanët e rinj shënuan një tjetër sukses të madh duke e mposhtur Austrinë me rezultat 1:0 dhe tash kryesojnë grupin duke lënë mbrapa, Slloveninë dhe Spanjën, shkruan Ballkani.info.

Pikërisht Spanja është kundërshtari i radhës i Kosovës, ndeshje kjo që luhet me 23 mars në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni me fillim nga ora 16:00.

Një barazim i mundshëm këtu do të ishte arritje e jashtëzakonshme dhe do të shtonte maksimalisht gjasat për kualifikim tutje. /Ballkani.info