Pasardhësi i Xhafer Devës: Është konfirmuar padia për shpifje ndaj ambasadorit gjerman

Valdet Deva, i cili prezantohet si nipi i Xhafer Devës, ka thënë se Gjykata e Berlinit e ka konfirmuar padinë e tij për shpifje ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë Joern Rohde. Përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook, Deva ka thënë se konfirmimi i padisë është një fitore e madhe për familjen Deva.

E mes tjerash, ai tha se ambasadori Rohde duhet të paraqesë fakte mbi të cilat u deklarua, që siç thotë ai duke shpifur mbi figurën e Xhafer Devës.

Deva, i ka bërë thirrje ambasadorit Rohde që të kërkoj falje publikisht për deklaratat e dhëna, derisa ka shtuar se do ta tërheq padinë.

“Dua te ritheksoj se, popullin Gjerman e kemi pasur dhe do ti kemi miq përgjithmonë, prandaj për here te fundit i bej thirrje z.Rohde, te kërkoj falje publike familjes Deva për deklaratat e pamatura dhe te pabaza ndaj figurës se Xhafer Devës. Ne rast se z. Rohde kërkon falje, unë e tërheqi padinë, dhe këtë e them këtu publikisht”.