Liverpool ka vendosur të bëjë një zgjedhje befasuese për stolin.

Xabi Alonso ishte fillimisht favoriti për të zëvendësuar Jurgen Klopp në Liverpool, pasi gjermani njoftoi se do të largohej nga klubi Merseyside në fund të sezonit. Megjithatë, kur spanjolli bëri të ditur se nuk do të largohej nga Bayer Leverkusen, u raportua gjerësisht se Reds kishin kthyer vëmendjen e tyre te trajneri i Sporting, Amorim.

Raportet në Portugali pohuan se Liverpool synon të arrijë një marrëveshje me Amorim para fundit të sezonit, ndërsa 39-vjeçari ka pranuar se nuk mund të japë “asnjë garanci” se do të jetë në drejtim të Sporting në fund të sezonit.

Ndërsa disa publikime kanë pretenduar se Amorim është kryesuesi për të marrë drejtimin e skuadrës angleze, gazeta spanjolle Nacional ka këmbëngulur se trajneri i Barcelonas, Xavi po konsiderohet gjithashtu për vendin e Liverpoolit.

Ashtu si Klopp, në janar, legjenda e mesfushës njoftoi se do të largohej nga puna si trajner i Barcelonës në fund të sezonit.

Ajax dhe Borussia Dortmund thuhet se janë të interesuar për shërbimet e Xavi, ndërsa opsioni për të zëvendësuar Klopp në Liverpool po “fiton terren”.

Nacional shtoi se Liverpool “tani ka vendosur të zgjedhë Xavi-n”.