Pas vendimit për gratë lehona dhe fëmijët – Bahtiri: Qeveria Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përshendetur vendimin e Kryeministrit Kurti për mbështetje financiare për gratë lehona dhe për fëmijët.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë: “Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve”.

Me këtë rast Bahtiri ka publikuar edhe një foto më disa statistika nga vendimi i Qeverisë, përderisa në fund të saj shkruan: “Premtimet mbahen nga Qeveria Kurti. Njëjtë do të mbahen në Mitrovicë!”.

Ndryshe, sot Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë treguar se gratë lehona do të marrin nga Qeveria 170 euro në muaj.

Ata po ashtu kanë treguar se për fëmijët deri në 2 vjeç, do të ndahen nga 20 euro në muaj për secilin, përderisa për fëmijët nën 16 vjeç do të ndahen nga 10 euro çdo muaj.