Një foto e publikuar nga redaktori i BBC-së për Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen është bërë virale dhe ka prekur zemrat e shumë personave.
Bowen të premten ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen katër adoleshentë duke u bërë gati për luftën në Ukrainë.
“18-vjeçarët ukrainas vullnetarë për të shkuar në luftë në Kiev. Tre ditë stërvitje dhe më pas ata do të jenë në vijën e parë”, ka thënë ai.
18 year old Ukrainian volunteers off to war in Kyiv. Three days training and they will be on the front line. pic.twitter.com/xWudDwhpXS
— Jeremy Bowen (@BowenBBC) March 4, 2022
Fotografia deri më tani është pëlqyer nga 45 mijë e 900 persona, derisa është ripostuar gati 10 mijë herë.
Vlen të përmendet se Ukraina ua ka ndaluar largimin nga vendi personave nga mosha 18 deri në 60 vjeçare, pas nisjes së pushtimit nga Rusia rreth një javë më parë.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, me disa qytete kyçe të bombarduara nga raketat ruse ndërsa një kolonë lëviz ngadalë drejt kryeqytetit.
Mbi një milion ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, por për ata që nuk mund të largohen nga Kievi, jeta ka vazhduar. Parlamenti ukrainas të premten ka thënë se 390 foshnja kanë lindur në Kiev në 8 ditët e fundit, 199 djem dhe 191 vajza.







