Pas Thiago Silvas, edhe Giroud zgjat kontratën me Chelsean

Pasi zyrtarizuan zgjatjen e kontratës së Thiago Silvas për edhe një vit tjetër, kampioni i Evropës, Chelsea ka njoftuar se ka zgjatur kontratën edhe me qendërsulmuesin Olivier Giroud.

“Blutë” e Londrës ia zgjatën kontratën francezit edhe për një vit.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi përmes një komunikate për media.

Giroud luajti gjithsej 31 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola.

Para se të vinte te Chelsea në vitin 2018, Giroud kishte qenë pjesë e Arsenalit për gjashtë vite.

Aktualisht, ai është pjesë e Francës për Kampionatin Evropian që nis m♪7 11 qershor.