Basketbollistët

Pas teorisë së Irving për “Tokën e rrafshët”, Curry thotë se njeriu nuk shkeli kurrë në Hënë

Duket se yjet e NBA janë të dashuruar me teoritë konspirative.

Fillimisht ishte Kyrie Irving i cili nuk besonte se Toka është e rrumbullakët, por mendonte se është e rrafshët.

Kurse, së fundmi, ylli i Golden State, Stephen Curry ka thënë se nuk beson se njeriu ndonjëherë ka shkelur në Hënë, shkruan “bleacherreport”.

“Curry: A kemi qenë ndonjëherë në Hënë? Njerëz të ndryshëm: Jo. Curry: As unë nuk mendoj se kemi qenë.”

Këto komente të yllit të NBA kanë ardhur vetëm një javë pasi NASA dërgoi satelitët në planetin Mars.