Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, e ka rikthyer në vëmendje videon kur Shpejtim Bulliqi gjatë fushatës elektorale në Llap paralajmëronte se kundërshtarët e tij do t’i godasë me “bisht sakice”.
Nushi ka thënë se Bulliqi sot e ka realizuar premtimin e parë, duke iu referuar videos së publikuar, ku kryetari i Podujevës shihet duke e sulmuar një qytetar.
“Kur ndryshimi të kapë për fyti!Shpejtim Bulliqi realizoi sot premtimin e pare. Ai pati premtuar qe kundershtaret politike te goditen me “bisht sakice””, ka shkruar Nushi.
Dje në Stacionin Policor të Podujevës një qytetar e ka denoncuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, për sulm verbal e fizik. Policia e Prokuroria kanë filluar hetimet për zbardhjen e rastit.
Ndërkohë jane publikuar sot pamjet ekskluzive në të cilat shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.







