Pas suksesit me uiskin, McGregor nxjerr në treg verën “Champ Champ”

Conor McGregor ka lajmëruar tërheqjen nga MMA pak ditë më parë. Të hënën, ai ka nxjerrë në treg një produkt të ri të quajtur Champ Champ Rose.

Ky produkt do të prodhohet nga vreshtat e McGregor dhe pritet të dalë zyrtarisht në treg më 1 maj. Fillimisht vetëm në Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas suksesit të madh të Proper No. Twelve Irish Whiskey, që ka shitje rekord në shumë vende, ai do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë me verën.

Nëpërmjet një videoje, ai ka prezantuar produktin e ri emri i të cilit është frymëzuar nga suksesi i tij në MMA, ku për një moment ka qenë kampion në dy pesha të ndryshme në të njëjtën kohë.