E fundit

Pas shumë vonesave dhe kritikave, Komuna fillon stolisjen e shesheve të Prishtinës për festa

Pas shumë kritikave, më në fund sheshet e Prishtinës kanë filluar sonte te stolisën për festat e fundvitit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka postuar një fotografi në Instagram ku një kompani shihet duke i ngjitur dritat në pemët e shesheve.

Për dallim prej vitit të kaluar ku Prishtina kishte filluar stolisjen për festat e fundivitit në datën 3 dhjetor, këtë vit stolisja është vonuar shumë, shkruan Ballkani.info.

Vonesa e stolisjes së shesheve të kryeqytetit ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ditë më parë Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhetin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Buxheti është 75.000 euro. Ndërkaq në vitin 2017, ky buxhet ka qenë rreth 55.000 euro. /Ballkani.info/