Monaco që po përballet me krizë të madhe në Ligue 1, ka vendosur të ndryshojë trajnerin sërish.
Pas shkarkimit të djeshëm të Thierry Henry nga detyra e trajnerit, drejtuesit e klubit nga Principata kanë marrë vendim të rikthejnë në stol portugezin, Leonardo Jardim.
Pas 21 xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit francez, Monaco rradhitet në vendin e 19-të, ndërsa humbja e fundjavës së kaluar me shifrat 1-5 në shtëpi ndaj Dijonit ishte e fundit nën drejtimin e Thierry Henryt.
Sipas raportimit të “L’Equipe”, presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev është takuar me Jardimin ku i ka ofruar një kontratë prej dy viteve e gjysmë. Mësohet se kjo ofertë ka lënë të kënaqur trajnerin portugez i cili është i gatshëm të fillojë një tjetër aventurë te Monaco.
Jardim ishte shkarkuar nga Monaco tre muaj më parë, ndërsa ishte emëruar në postin e trajnerit në vitin 2014, ndërkohë gjatë kësaj periudhe arriti një titull kampion në sezonin 2016-2017.







