Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët, pasi vetëm dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me koronavirus.
Ka shkuar në 4 mijë e 100 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para, shkruan ballkani.info
Në apelin e IKSHPK-së thuhet që të vazhdohet mbajtja e distancës fizike dhe mbajtjes së maskave.
Postimi i plotë:
QYTETARË TË DASHUR!
Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!
Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre.
Gjyshja mbron nipin me trup dhe ndërron jetë poshtë gërmadhave, i vogli s’i ndahet nga prehëri (VIDEO)
Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera ku është rishfaqur valë e re dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.
Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!
Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia pa nevoja të domosdoshme!
56-vjeçarja nga Durrësi, viktima e parë shqiptare nga coronavirusi
Gjithashtu ju lutemi që brenda familjes, të përkujdeseni duke respektuar të gjitha masat higjienike ndaj të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.
Te moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet që nëse duhet domosdoshmërisht të lëvizin, të shfrytëzojnë orët e hershme të mëngjesit.
Të dashur qytetarë!
Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Mbani maskat.
Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Ju faleminderit për mirëkuptim! /Ballkani.info/







