Pas përplasjes me Agim Veliun, Vjosa Osmani mungon në takimin Mustafa-Kurti. Aty janë Haziri e Veliu

Kreu LDK-së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, është shoqëruar nga nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Në këtë takim nuk po merr pjesë fare nënkryetarja e parë, Vjosa Osmani, e cila sot është përplasur me Agim Veliun rreth takimit me Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë kohës sa po regjistroheshin si deputetë.

Ishte pikërisht Ballkani.info që ekskluzivisht e publikoi këtë fotografi.

Takimi i sotëm mes LDK’së dhe VV’së është në vazhdën e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit.