Akil Gjakova me tri fitore radhazi arrin në gjysmëfinale të Evropianit të Hapur që po mbahet në Prishtinë, në një atmosferë të zjarrtë.

Dardan Cena shënoi dy fitore, u ndal në çerekfinale, dhe të bronztën e kërkon përmes repesazhit.

Kampionet Olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë kaluar gjithashtu gjysmëfinale.

Kampionati Evropian i Hapur në xhudo ka nisur sot dhe për herë të parë po organizohet në Kosovë.