Pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, reagon edhe Gani Geci. Ja çfarë thotë ai

Përkrahje për Vjosa Osmanin ka dhënë edhe Gani Geci.

Pak minuta më parë Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryeministre të Kosovës.

“URIME KOSOVË, URIME LDK, KJO ËSHTË LDK-JA IME QË DI TË REFLEKTOJË NË MOMENTET VENDIMTARE! TË BASHKOHEMI RRETH FITORES SË LDK-SË! URIME PËR VJOSEN! PËR KËTË ARSYE E KAM PËRKRAHUR ISA MUSTAFËN”, ka shkruar Geci.

Osmani u zgjodh kandidate e LDK’së pas një gare të brendshme që pati me nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Hazirin.

Hazirit i është caktuar ta udhëheq të gjithë fushatën e Osmanit, që është gruaja e parë e nominuar në Kosovë për kreun e Qeverisë.

loading…