Është intervistuar nga policia një burrë në Kaçanik pasi pas një mosmarrëveshje në familje e kishte dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Kaçanik  03.01.2024 – 12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses