Pas një jave Josa uron Feronikelin për triumfin në Superligë

Mirel Josa është deklaruar i kënaqur me skuadrën e Prishtinës dhe sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës, pavarësisht humbjes së titullit në xhiron e fundit.

Kryeqytetasit nuk arritën të fitojnë ndeshjen finale të sezonit kundër Feronikelit në udhëtim, duke mbetur pa titull të kampionit në gjashtë vitet e fundit.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, në një intervistë për ‘Panorama Sport’ ka shprehur keqardhje për mos arritjen e vendit të parë në Superligë, por ka shtuar se është i kënaqur me ekipin e tij dhe sezonin e bërë.

Më poshtë keni deklaratën e Josës:

“Jam i kënaqur me ekipin, me sezonin, me djemtë me të gjithë. Më vjen keq që nuk ia dolëm dot të fitonim titullin dhe të kënaqnim tifozërinë. Dua të them që skuadra tregoi lojë të mirë, e mbajti stresin, ishte e përpiktë, por në fund nuk ia doli, edhe pse luftoi në çdo sekondë. Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë”, theksoi Josa për Panorama Sport.

“Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit. Ndonjëherë fati nuk është me ty apo me skuadrën, por unë them se kemi bërë një kampionat shumë të mirë”, përfundoi Josa