Pas ngritjes së temperaturave në vendin tonë, janë rritur edhe mundësitë për problemet që këto temperatura sjellin.
Njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të bëhet përgatitja maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore.
“Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Ballkani.info.
Kujtojmë se zjarret në pjesët malore të Kosovës, kanë qenë problem edhe para fillimit të stinës së verës, ku shkaktari kryesor ka qenë faktori njeri. /Ballkani.info







