Napoli-Liverpoool

Pas ndeshjes Napoli – Liverpool, lojtari i njohur përballet me hajdutët

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik kishte një armë në fytyrë pas ndeshjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Milik ishte ndaluar nga një grup hajdutësh, të cilët i kanë drejtuar armën në fytyrë dhe pastaj i kanë marrë orën e tij, Rolex, shkruan GazetaBlic

Sipas Il Mattino, sulmuesi ishte në rajonin e Napolit, Varcaturo kur u ndalua nga dy njerëz të cilët ishin në motor.

Një nga hajdutët vuri një armë në fytyrën e sulmuesit polak dhe urdhëroi atë të dorëzonte orën Rolex Daytona, që kushton 20 mijë euro.

Pas dorëzimit të orës, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia kuptohet se po shqyrtojnë incidentin.

Nuk është hera e parë që një lojtar i Napolit ndalohet nga hajdutët në qytetin italian, pasi më herët një gjë e tillë ka ndodhur me Insignen dhe Hamsik.