Loriana Kuka do të mundohet ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit në Tel Aviv të Izraelit.
Xhudistja pejane do të kërkojë sot medalje në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.
Xhudistja pejane do të garojë në kategorinë deri 78 kilogramë.
Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me holandezen Ilona Lucasse, e cila po ashtu kaloi pa luftë në xhiron e dytë.
Loriana do të mundohet ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, e cila dje e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.







