Bayerni heq dorë nga Hudson-Odoi
Bayern Munich ka hequr dorë nga talenti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Kampionët e Gjermanisë tentuan ta transferojnë anglezin prej kohësh.
Mirëpo Chelsea refuzoi ta shesë lojtarin dhe tash bavarezët janë duke shikuar ndonjë lojtar tjetër
Ata besojnë që vlera e Hudson-Odoit do të rritet, pasi është paralajmëruar se ai është pranë nënshkrimit të kontratës së re me blutë e Londrës.