Pas largimit nga Ballkani, Kushtrim Gashi i bashkohet Prishtinës së Ismet Munishit

Mesfushori kosovar para pak çastesh njoftoi përfundimin e aventurës trevjeçare te Ballkani.

Gashi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook falënderoi presidentin Arsim Kabashin dhe njëherit i kërkoi falje për situatën e krijuar para ndeshjeve të garave evropiane për përplasjen verbale që kishte me trajnerin Ilir Daja.

“Të dashur qytetarë të Suharekës dhe ju tifozë të klubit FC Ballkani  desha të ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lirë”, shkroi ndër tjerash Gashi.

Siç meson Demokracia.com, 29-vjeçari karrierën do ta vazhdojë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi te Prishtina.

“Daja”, siç njihet në opinion, është njëri ndër mesfushorët më të mirë në vitet e fundit