Pas Konjufcës, as Albin Kurti nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes VV-së dhe PDK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm të subjektit politik që ai e drejton me parti të tjera.

Kurti është deklaruar pasi bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, nuk e përjashtoi ditë më parë mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e Konjufcës, Kurti nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni të tillë, por ka thënë se është herët të flitet për një gjë të tillë.

“Nuk do të shkoja deri aty ku ka shkuar Glauku, por mbase është herët të flitet për një gjë të tillë”, ka thënë Kurti në Rtv21.

“Ne nuk mund të themi se mbase ky është partneri i koalicionit. Mbase do të kemi ndonjë deputet shtesë, por s’besoj që do kemi nevojë për parti shtesë”, ka thënë Kurti.