Te Prishtina në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime të mëdha, ku në cak është shqyrtimi i bashkëpunimit me trajnerin Mirel Josa.
Klubi është në pritje të trajnerit që ta dorëzojë vetë dorëheqjen për të mos e rënduar më shumë situatën.
Mësohet se edhe kapiteni Armend Dallku është duke e menduar seriozisht pensionimin.
Ish lojtari i Kombëtares shqiptare, ishte njëri ndër fajtorët kryesor të eliminimit të Prishtinës.
Ai mori karton të kuq pas reagimeve tek gjyqtari i ndeshjes, duke e lënë skuadrën me nëntë lojtarë, pasi më parë ishte larguar nga loja Leotrim Bekteshi.
Dallku ka qëdruar tri vite te Prishtina pas rikthimit nga Ukraina, ku e ka fituar një Kupë dhe një Superkupë.







