CR7

Pas jahtit, Ronaldo i bën dhuratës vetes Bugattin e personalizuar plot 10 milionë euro FOTO

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me dhurata luksoze për veten, duke paguar dhjetë milionë euro për Bugatti Centodieci.

Nga ky lloj i super makinës ekzistojnë edhe nëntë të tjera nëpër botë. Ronaldo ka kaluar nëpër një formë magjike në këtë sezon, ku ka realizuar 31 gola.

Ndër vite 35-vjeçari ka blerë tetë Ferrari, disa Roll Royce, BMW dhe McLaren, derisa tani e ka shtuar edhe një jaht super të kushtueshëm.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Ronaldo e bleu së fundmi Bugattin që ka një shpejtësi 379 km/h.