Bayerni po vëzhgon me vëmendjen talentin britanik dhe është gati të ofrojë 12 milionë euro për Rabbi Matondon e Manchester Cityt.
Gjigantët e Bundesligas kanë kohë që duan të marrin lojtarin e rritur në akademinë e Chelseat, Callum Hudson-Odoi, tani kanë shfaqur interes edhe për uellsianin.
Sipas The Sun, bavarezët duan të përfitojnë nga situata e lojtarit, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshjen për rinovimin me klubin anglez.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në fund të sezonit. Matondo, i cili thuhet të jetë më i shpejtë se çdo lojtar i skuadrës së Pep Guardiolas, ka debutuar te kombëtarja gjatë nëntorit të kaluar, pikërisht ndaj U-19 të Shqipërisë.
Progresi i bërë nga Jadon Sancho dhe Reiss Nelson në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e Bayern për britanikët e rinj të cilët janë gati të largohen nga skuadrat aktuale për të luajtur më shumë minuta.







