Vlorë

Pas helmimit masiv te turisteve, shokon drejtoresha e spitalit të Vlorës: U helmuan nga dielli

Bruna Mersini, drejtoresha e Spitalit të Vlorës i ka lënë të gjithë pa mend në deklaratën e saj të bërë pas konstatimit të helmimit masiv të një numri të madh qytetarësh kryesisht turistë gjatë udhëtimit të tyre me anijen turistike “Black Pearl” në Karaburun dhe Sazan.

Sipas drejtoreshës një situatë të tillë mund ta ketë shkaktuar vapa dhe Dielli.

Në vijim do të gjeni pjesë nga deklarata e saj për mediat të dhënë mbrëmjen e sotme:

Fëmijët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç. Fëmijët kanë udhëtuar gjithë ditën, kanë ardhur nga Shkodra pas udhëtimit kanë marrë anijen për në Karaburun. Janë paraqitur me çrregullime gastrointestinale, situata është nën kontroll. Pra është alerti që ne i japim situatës kur janë shumë fëmijë. Është hetim epidemiologjik. Këta janë fëmijë, edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun, mund ta ketë shkaktuar situatën, pa u bërë hetimi nuk japim dot të dhëna.