Përveç Eden Hazard, që gjithnjë e më tepër duket larg Chelseat, drejtuesit e klubit në përfundim të sezonit duhet të mendojnë për të mbajtur një tjetër yll të ekipit siç është braziliani Willian.
30-vjecari nuk ka rinovuar ende kontratën që përfundon në vitin 2020, duke bërë që shumë ekipe të interesohen për shërbimet e tij.
Janë gjigandët francezë të PSG ata që duket se interesohen më tepër për të afruar ish lojtarin e Shakhtar Dontesk, duke i ofruar atij një kontratë të majme.
Willian pëlqehet shumë nga trajneri i PSG, Thomas Tuchel, i cili kërkoi transferimin e mesfushorit të avancuar që në merkaton e janarit, por mes klubeve nuk u arrit një akord.







