Dihet që Ballkani është djepi i trazirave dhe “vatra” më e nxehtë për momentin ndodhet në jug të Shqipërisë me grekët, një vatër e ndezur që nga vrasja e Kostandinos Kacifas dhe që kulmoi ditën e varrimit të tij.

Mirëpo, as në veri të vendit situata nuk duket pa tensione dhe janë serbët ata që po tentojnë të krijojnë tensione me shqiptarët.

Shoqata patriotike “Malësia e madhe-Nderi i Kombit” ka denoncuar një provokim të rëndë dhe tejet skandaloz sipas saj që është shënuar nga serbët.

Sipas deklaratës së kësaj shoqate, të rinjtë e DSP që kanë shkruar “Tito” në majën e Shenjtë të Malësisë së Madhe, vend ku zë fill pavarësia e Shqipërisë.

Deklaratë e plotë e shoqatës patriotike “MALESIA E MADHE-NDERI I KOMBIT”:

Shoqata Patriotike “Malesia e Madhe-Nderi i Kombit” shpreh hapur dhe me shqetesim te madhe provokimin e rende dhe tejet tendencioz te te rinjve te DPS ne shkrimin “Tito” e pikerisht ne Majen e Shenjte te Malesise se Madhe ne vecanti e Mbare Kombit Shqiptare ne pergjithesi e konkretisht ne Decic aty ku u riperteri Flamuri yne Kuq e Zi, aty ku u riperteri Bashkimi Mbarekombetare Shqiptare, aty ku zuri fille Pavarsia e Shqiperise e konkretish me 6 Prill 1911.

Nuk eshte rastesi por perkundrazi nxitje dhe provokim i hapur i ekstremisteve te Boshtit konfliktual mbarerajonal Ballkanik, Europian e Boterore Moske-Beograd-Athine-Shkup-Potgorice te cilet mbi apo nen rrogoz kerkojne te ndezin fitilin e dinamitit per ta perhapur kudo urrejtjen ndaj shqiptareve.

Me kete rast i bejme thirrje Qeverise Malazeze te vere para pergjegjesise “zjarrvenesit” e ketij provokimi te rende qe kerkojne te prishin maredheniet e mira mes dy vendeve tona, ashtu sic i bejme thirrje Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe asaj ne Kosove qe te reagojne me gjitha mjetet diplomatike per tu dale zot shqiptareve autokton nen Malin e Zi.

Duke qene me ju e prane jush bashkemalesore e bashkeshqiptare nen Malin e Zi.