Lirim Kastrati që luan te Lokomotiva e Zagrebit është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës.
Lajmin e ka konfirmuar pikërisht futbollisti nga Hogoshti i Kamenicës.
Kosova luan miqësoren me Danimarkën më 21 mars dhe ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë me 25 mars.
Më herët u konfirmua edhe ftesa për mesfushorin e Diosgyor, Florent Hasanin.







