Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka nisur votimin e fshehtë për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet. Në sallë janë asamblistët e Vetëvendosjes, PDK-së, AAK-së e AKR-së.
Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.
Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “rrëmbim të pushtetit”. Bashkë me Bajçinovcin, pas fjalimit e para votimit, lëshuan sallën.
Ndërkohë, partitë opozitare, VV, PDK dhe AAK i kanë propozuar anëtarët e tyre në komisionin votues. Aktualisht, Kuvendi është në pauzë 10 minutëshe. /Ballkani.info/







