Pas fitores spektakolare të Prishtinës dhe Malishevës, tabela pëson disa ndryshime

Me fitoren spektakolare të Prishtinës në udhëtim te Drita dhe “debaklit” që Malisheva i shkaktoi Ferizajt, renditja tabelore në Superligën e Kosovës në futboll ka pësuar disa ndryshime.

Prishtina është ngritur në pozitën e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Gjilani por me goldallim më të dobët.

Malisheva në anën tjetër është larguar nga “zona e kuqe” duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 11 pikë, një më shumë se Trepça ’89 dhe dy më shumë se Dukagjini dhe Ferizaj që përmbyllin renditjen tabelore.

Java e 12-të kampionale në elitën e futbollit kosovar përmbyllet të enjten me tri përballje.

Ballkani mirëpret Trepçën ’89 në Suharekë, Gjilani i bën “konak” Drenicës dhe Dukagjini që viziton Podujevën për t’u ndeshur me Llapin.