Prishtinë

Pas erës së fuqishme reklama rrezikon qytetarët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes (FOTO)

Pas erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të shiut, qyteti i Prishtinës është përballur me vështirësi të shumta në trafik.

Disa minuta pas reshjeve të shiut, rrugët nëpër qendrën e Prishtinës janë vërshuar, gjë që ka krijuar kolona të gjata dhe probleme në qarkullimin e automjeteve, transmeton Ballkani.info.

Qytetarët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg hapësirave publike, shkaku i rrezikut nga erërat e forta.

Në rrugën Garibaldi, është dashur të intervenojë njesiti i zjarrfikësve pas njoftimit se kalimtarët e rastit janë duke u rrezikuar nga një reklamë e cila është shkëputur pjesërisht si pasojë e erërave të forta.

Në fotografitë që ka siguruar Ballkani.info, shihet ekipi i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, ku është ndaluar qarkullimi për kalimtarë për disa minuta. /Ballkani.info/