Pas ‘Currit’, arrestohet edhe Rrahim Hashimi

Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku u arrestua Ismet Osmani, i njohur si ‘Curri’ dhe disa persona të tjerë, është është arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Rrahim Hashimi, në shtëpinë e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Hashimi ishte në arrati ndërkaq dyshohet se kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde nga Osmani tek biznesmeni.

Ai është i përfshirë se paku edhe në tri raste penale për të cilat ka aktakuza e për të cilat gazeta ka raportuar. Dëmi financiar në tri rastet është mbi 1 milion euro.