Pas Boatengut e Neuerit, Rashica ‘shkatërroi’ edhe kamerën pas portën VIDEO

Milot Rashica ka shënuar një supergol në përballjen e Werder Bremenit në udhëtim te Bayern Munichu.

Ylli vushtrrias përfundoi për mrekulli një aksion individual për të shënuar gol të bukur për epërsinë e Bremenit 0-1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës fillimisht dribloi mbrojtësin Jerome Boateng, pastaj me një goditje të fortë nuk i dha asnjë mundësi portierin Manuel Neuer.

Rashica pati edhe një rast tjetër shënimi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.

Por, goditja e vushtrriasin shkoi pak mbi portë dhe ishte fatale për një kamerë të vendosur pas portës.

Kamera u thye nga goditja e Rashicës, ndërsa në rrjetet sociale po cilësohet si ‘shkatërrim’, ashtu sikurse i ‘shkatërroi’ edhe dyshen Boateng-Neuer.