Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në lidhje me aksionin e policisë së Kosovës që bastisi degët e Bankës së Kursimeve Postare dhe thesarin në katër komuna në veri të Kosovës, ka thënë se “është akt barbarie”. Bastisjen e dënoi edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

“I dëshpëruar sepse themeluesit e tij ende nuk e kanë lejuar të hyjë në Këshillin e Evropës, Albin Kurti vendosi për një akt të ri egërsie që kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Kë dhe pse e shqetëson Banka e Kursimeve Postare? Pse serbët e Kosovës janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të bëjë biznes normalisht? A kanë serbët e Kosovës të drejtë në paga dhe pensione? Apo lejohet gjithçka kundër tyre”, ka pyetur Vuçeviq, sipas një komunikate nga zyra e tij, transmeton Ballkani.info.

Ai shtoi se “këto nuk janë pyetje për ekstremistin Kurti”, por për komunitetin ndërkombëtar, “i cili (nuk) reagon ndaj mosveprimit të Kurtit për një kohë të gjatë dhe shumë lehtë”.

Daçiq: Kurti vazhdon me terrorin ndaj popullit serb

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Kurti vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë, duke bastisur degët e Bankës së Kurimeve Postare.

“Kurti vazhdon me terrorin ndaj popullit serb në Kosovë, me ndërhyrjen e policisë. Edhe sa do të tolerojë bashkësia ndërkombëtare dhunën ndaj serbëve”, pyeti Daçiq, siç njoftoi kabineti i tij.

Ai shtoi se “nëse konfiskimi i dinarëve është pjesë e politikës së Kurtit, të cilën e përkrah Perëndimi, çfarë ka më pas”.

“Konfiskimi i dinarëve, dëbimi dhe vrasja e serbëve, a duhet të presim për këtë? Për Kurtin nuk ia vlen të flitet, por nëse bashkësia ndërkombëtare nuk vjen në vete, e gjithë kjo do të çojë në konflikte të reja në Ballkan me pasoja të pamatshme”, ka kërcënuar tha Daçiq. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: