“The Sun” raporton se futbollisti argjentinas, Enzo Fernández, këtë të premte, u shpall fajtor për një shkelje të trafikut, pasi ai pas timonit të një Porsche, dhjetorin e kaluar kaloi në semafor të kuq.

Sipas të njëjtit burim, mesfushori i Chelseat, i cili ditët e fundit është përfshirë në një polemikë të madhe pasi është kapur, në një ‘live’ të tijën në Instagram, duke kënduar një këngë raciste drejtuar ekipit francez me shokët e tij, do të duhet të paraqitet në gjykatë më 11 shtator dhe do t’i ndalohet të drejtojë makinën për disa kohë.