Pas 8 sezonesh mesfushori i thotë lamtumirë Juventusit, sot dita e fundit si bardhezi

Dita e sotme është e veçantë për mesfushorin kolumbian Juan Cuadrado, që pas 8 sezonesh do t’i thotë lamtumirë Juventus. I ardhur në vitin 2015, fillimisht në formë huazimi nga Chelsea dhe më pas si lojtar tërësisht i Juventus, 35-vjeçari ka qenë një nga të paprekshmit te bardhezinjtë, pavarësisht nga trajneri.

Në 8 sezone, ai ka luajtur 314 ndeshje me Juventus, duke realizuar 26 gola dhe 65 asist, duke qenë një nga mesfushorët më të mirë në ekip. Dita e sotme, kur dhe skadon kontrata, është e fundit për Juan Cuadrado, që bëhet futbollisti i dytë i huaj me me shumë ndeshje me fanellën Bardhezi, 6 më pak se David Trezeguet.

Juan Cuadrado ka qenë një pikë referimi te skuadra e Juventus, ku në katër sezonet e fundit nuk zbriste nën 40 ndeshje (në total). Kolumbiani ka takuar të gjithë shokët e skuadrës pas ndeshjes së fundit sezonale, teksa largohet një prej shtyllave kryesore të klubit dhe vështirë se ky vend i lënë bosh do të mbyllet shumë kollaj.