Pas 7 vitesh që kryen vjedhjen e rreth 10 mijë eurove stoli e para të gatshme në Prizren, dënohen dy persona

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve   F.G., dhe Xh.H., me nga 1 vit dhe 500 euro gjobë përkatësisht 2 vite burg dhe 500 euro gjobë.

Të njëjtë më 30 gusht të vitit 2014, në fshatin Korishë të Prizrenit, kishin thyer xhamin e një shtëpie dhe të njëjtit i kishin vjedhur stoli ari, një telefpn dhe para të gatshme në vlerë 9 mijë e 500 euro.

Vendimi i gjykatës

– Me datë 30 gusht të vitit 2014, në fshatin Korishë të Prizrenit, të akuzuarit F.G., dhe Xh.H., në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo personin tjetër, marrin pasurinë e luajtshme të të dëmtuarve, në atë mënyrë që shfrytëzojnë momentin e përshtatshëm – mos prezencën e të dëmtuarve në shtëpi, ashtu që që të akuzuarit me forcë e thyejnë xhamin e shtëpisë, dhe pasi hynë brenda nga aty marrin stoli ari, një telefon dhe para të gatshme të gjitha në vlerë 9,500.oo euro, dhe në momentin kur në shtëpi arrin i dëmtuari i njëjti u kërcënohet të akuzuarve që të largohen nga shtëpia, dhe në atë moment të akuzuarit kërcejnë nga dritarja e shtëpisë ku i akuzuari F.G.., arrestohet kurse i akuzuari tjetër Xh.H., ishte larguar në vendi ngjarjes për tu arrestuar më vonë.

– Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 327 par. 1 pika 1.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  i GJYKON

Të akuzuarin F.H., me

  • Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro
  • Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,

Të akuzuarin Xh.H.,

  • Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro
  • Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh,

Të dy të akuzuarve në dënimin me burgim do t ‘iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.