Teksas

Pas 10 orë bisedimesh, policia në Teksas shpëton katër personat që ishin marrë peng, vritet pengmarrësi

Pas më shumë se 10 orë negociata me policinë, janë shpëtuar pa asnjë lëndim katër personat që mbaheshin peng në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas, ndërsa policia ka qëlluar për vdekje autorin.

Ngjarja ndodhi në qytetin e vogël të Teksasit të Colleyville – dhe raportohet se autori po kërkonte lirimin e një terroristi të dënuar.

Shefi i policisë së Colleyville, Michael Miller tha në një konferencë shtypi: Një ekip shpëtimi hyri në sinagogë. I dyshuari ka vdekur. Ai nuk ka dëmtuar asnjë nga pengjet, ata janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë gazetarët raportuan se pati një shpërthimi të fortë dhe të shtëna me armë zjarri në sinagogë deri pak para konferencës për shtyp të policisë.

ABC News raportoi se pengmarrësi ishte i armatosur dhe kishte pretenduar se kishte bomba në vende të panjohura. Por kjo nuk u konfirmua nga policia edhe pse Miller tha se “teknikët e bombave po inspektojnë vendngjarjen”.

Sipas ABC News burri po kërkonte lirimin e Aafia Siddiqui, e cila është quajtur “Zonja Kaeda” nga tabloidët amerikanë.

DeSarno tha në konferencën për shtyp se i dyshuari ishte identifikuar, por nuk e bëri të ditur identitetin e tij.