Partizani e Qarabagu ndahen baras në ndeshjen e parë

Partizani nuk ka arritur ta shfrytëzojë terrenin vendas për ta mposhtur klubin nga Azerbajxhani, Qarabag në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Tirana pati më tepër raste shënimi, përkundër që ekipi mysafir e dominoi takimin por nuk arriti të krijonte shumë raste shënimi.

Për 90 minuta asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e golit, duke barazuar kështu me rezultat prej 0-0.

Ndeshja e kthimit luhet në Qarabag më 17 korrik, aty ku skuadrat kërkojnë kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve.

loading…