Parisi dhe Marsej shpallen zona me rrezik të lartë për koronavirus

Franca e ka shpallur Parisin dhe qytetin e Marsejës zona me rrezik të lartë për COVID-19, pasi qeveria raportoi për më shumë se 2,500 raste të reja të infektuara për të tretën ditë radhazi.

Megjithatë, numri i pacientëve të hospitalizuar nga koronavirusi vazhdon të bie, tash nën 5,000 për herë të parë që nga marsi.

Derisa po rritet numri i të infektuarve të të gjitha grupmoshave, veçanërisht është ngritur numri i rasteve te moshat 25 deri në 35 vjeç. Sistemi shëndetësor po qëndron aktualisht mirë, për shkak se ky grup ka më së paku nevojë për përkujdesje mjekësore.

Numri i pacientëve në spitale ka rënë në 367, nivel ky i cili është rreth 20 herë më i ulët se sa ishte në prill, raporton The Guardian.

Ministri i Shëndetësisë, Daniel Levy-Bruhl, ka thënë se autoritetet “nuk janë të shqetësuara për situatën në spitale por se janë të shqetësuar se si kjo situatë do të mund të ndryshojë nëse nuk merren masa për ta ndalur rritjen e rasteve me koronavirus”.

Franca shënoi brenda 24 orëve të fundit 2,846 raste të reja të infektimit, duke shënuar për të tretën ditë radhazi numër rekord që nga hapja e vendit. Numri total i të prekurve me COVID-19 në Francë është 212,211.