Parim Olluri: Populli nën ethe për vaksina, e mediat sipas Qeverisë Kurti nuk guxojnë të shkruajnë

Gazetari Parim Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se hulumtimi i Insajderit lidhur me vaksinat është i saktë. Sipas tij, i pasaktë ishte ministri Arben Vitia.

Olluri gjithashtu tha se qasja e Vitisë ishte e dëmshme dhe qëllimkeqe. Madje edhe sekretari Bardiqi ishte skandaloz.

Tuje, ai tha se populli është nën ethe për ditën kur do të vijnë vaksinat tjera, e sipas Qeverisë Kurti, mediat s’guxojnë të shkruajnë.

Ai gjithashtu komentoi konferencën e ministrit Vitia, i cili thirri konferencë për media për të sqaruar këtë çështje dhe në pyetjet e gazetarëve përgjigjej: “Është konfidenciale”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Parim Ollurit:

Gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkraur kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Sipas Insajderit, e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

E lidhur me këtë çështje Vitia thirri konferencë për media ku mohoi diçka të tillë. Ai nuk dha shumë detaje për shkak se, sipas tij, mund të dëmtohet procesi i negocimit dhe gjithçka është konfidenciale.

Megjithatë ai tha me siguri të plotë se hulumtimi i Insajderit nuk qëndron saktë.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”, është shprehur Vitia.