Paratici: Juve, në momentin më të mirë historik

Fabio Paratici është emëruar si “Drejtori më i mirë sportiv i vitit” nga Gloden Soccer Awards, derisa ka thënë se ky Juventus është më i miri në histori

Shefi i bardhezinjve e ka marrë këtë çmim në Dubai këtë mbrëmje.

“Jam shumë i lumtur dhe është një nder i madh që e marrë këtë çmim. Dëshiroj që të falënderoj klubin dhe stafin”, tha Paratici në skenë.

“Juventusi janë një klub i madh me një histori të jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur dhe krenar që punoj për këtë klub”.

“Mendoj që Juventusi janë duke kaluar në epokën më të mirë të historisë. Ne kemi fituar shumë tituj në vitet e fundit, kemi ndërtuar një skuadër garuese dhe kemi shtuar Cristiano Ronaldon në radhët tonë, kështu që ne duhet të vazhdojmë me këtë hap”.