Një video e Sir Alex Ferguson duke lavdëruar Aston Villa është bërë sërish virale pasi skuadra e Unai Emery siguroi një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Fitorja 2-0 e Manchester Cityt ndaj Tottenhamit do të thotë që Villans kanë siguruar vendin e katërt në renditje pas barazimit 3-3 me Liverpool të hënën në mbrëmje dhe kjo është një arritje monumentale nga Emery.

Sezoni i Villa-s filloi në fakt shumë keq me njëhumbje 5-1 kundër Newcastle, por 13 herë fituesi i Premier League dhe legjenda e Manchester United, Ferguson pa gjëra pozitive nga rezultati në St James’ Park dhe, duke parë atë që ka ndodhur, analiza ishte gjeniale.

Pasi u pyet se cila skuadër e befasoi më shumë në javën e parë të Premier League, Ferguson tha:

“Të jem i sinqertë me ju, pashë Aston Villa-n dhe nuk mund ta besoj rezultatin. Sinqerisht Aston Villa luajti futboll fantastik dhe humbi pasi pësoi disa gola të këqij.

“Newcastle do të jetë shumë e vështirë për t’u mposhtur, në veçanti në fushën e tyre, dhe trajneri i tyre ka bërë një punë të shkëlqyer atje. Futbolli është befasues. Mund të dominosh ndaj një kundërshtari dhe të mos shënosh. Kjo i ndodhi Aston Villas”.

Fjalë këto që kanë befasuar shumë tifozë dhe ekspertë në atë kohë.

Nëntë muaj pas fjalëve të Ferguson, skuadra e Unai Emery ka siguruar Champions League për herë të parë që nga viti 1982, viti kur ata ngritën kupën e tyre të parë dhe të vetme evropiane. /Ballkani.info